Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale publikon listat mbi rezultatet e verifikimit përfundimtar të kandidatëve që kanë aplikuar për të marrë pjesë në testimin që do zhvillohet për profesione të shkencave shëndetësore, sipas profileve dhe Qarqeve.

Testimi do të bëhet në Godinën e Lëndeve Paraklinike (pas spitalit infektiv) Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” Tiranë, për të gjithë kandidatët, për të gjitha qarqet.

Datat dhe orari sipas qarqeve dhe profileve do të jenë si më poshtë:

  1. Qarku Shkodër, Qarku Kukës, Qarku Lezhë, Qarku Tiranë, Qarku Durrës dhe Qarku Dibër profili Infermieri datë 9 shkurt 2019, ora 12.00.
  2. Qarku Elbasan, Qarku Korçë, Qarku Berat, Qarku Fier, Qarku Vlorë dhe Qarku Gjirokastër profili Infermieri datë 10 shkurt 2019, ora 12.00.
  3. Qarku Shkodër, Qarku Kukës, Qarku Lezhë, Qarku Tiranë, Qarku Durrës dhe Qarku Dibër profilet Mami, Teknik laboratori, Teknik imazherie, Fizioterapist datë 16 shkurt, ora 12.00.
  4. Qarku Elbasan, Qarku Korçë, Qarku Berat, Qarku Fier, Qarku Vlorë dhe Qarku Gjirokastër profilet Mami, Teknik laboratori, Teknik imazherie, Fizioterapist datë 17 shkurt, ora 12.00.

Më poshtë gjeni rezultatet sipas qarqeve:

Publikime të ngjashme

Qarku Durrës

Njoftim mbi rezultatet përfundimtare të konkursit për profesionistë të shkencave mjekësore teknike në profilin Teknik Laboratori

Në zbatim të Udhëzimit të Ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale nr. 493, datë 13.11.2017 “Për administrimin e procedurave të punësimit për profesionet e shkencave mjekësore teknike në institucionet shëndetësore publike në Republikën e Shqipërisë” Read more…

Qarku Berat

Qarku Gjirokastër