Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale sqaron dhe siguron të gjithë konkurentët që kanë marrë pjesë në testimin e datës 16 shkurt, se aktualisht kanë të publikuar në portalin “Infermierë për Shqipërinë” pikët sipas meritës së gjithsecilit.

Publikimi i pikëve të ndryshme në portal ka ndodhur për disa minuta, për shkak të një problemi teknik kompjuterik, që u korrigjua menjëherë pas konstatimit, veprim ky pa pasoja dhe këtë e provon fakti (teza e korrigjuar dhe e arshivuar), që sipas procedurës është e drejta e çdo kandidati të ballafaqohet me tezën e tij.

Për këtë arsye, është zgjatur afati i ankimimit, deri në sqarimin e secilit prej kandidatëve, të cilët mund të paraqiten fizikisht pranë Ministrisë së Shëndetësisë, ku mund të shohin vetë pikët e testimit të tyre.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale sqaron se në 8 konkurset e zhvilluara të “Infermierë për Shqipërinë” nuk është konstatuar asnjë problem dhe rezultatet janë shpallur në kohë reale.

Institucioni: Njoftime

Publikime të ngjashme

Njoftime

Korrigjim i një gabimi në shkrim

  Për të parë dokumentin KLIKONI KËTU  

Qarku Tiranë

Njoftim

“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale bën publike rezultatet e testimit me shkrim për profesionistet mjekesor te shkencave teknike: Teknik Laboratori, Teknik Imazherie, Fizioterapist dhe Mami që u zhvillua sot në 16/02/2019 ambientet e Godinës së Read more…

Njoftime

Njoftim

Rezultatet e testimit për infermierë Tiranë 9 Shkurt 2019. Klikoni  këtu për të parë rezultatet.