Në zbatim të Udhëzimit të Ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale nr. 493, datë 13.11.2017 “Për administrimin e procedurave të punësimit për profesionet e shkencave mjekësore teknike në institucionet shëndetësore publike në Republikën e Shqipërisë” të ndryshuar, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale publikon listat mbi rezultatet e verifikimit paraprak të kandidatëve që kanë aplikuar për të marrë pjesë në konkursin për profesionistë të shkencave mjekësore teknike në institucionet shëndetësore publike.

Kandidatët që nuk janë kualifikuar janë njoftuar me email për arsyet e moskualifikimit.​

Kandidatët që nuk janë kualifikuar kanë të drejtë të ankimohen brenda pesë ditëve kalendarike, në adresën e email me të cilën janë njoftuar për arsyet e moskualifikimit ose në adresën suport@infermierepershqiperine.al

Në ditët në vijim do të publikohet lista përfundimtare e aplikantëve të kualifikuar si dhe do të njoftoheni për datën, vendin dhe orën e saktë për zhvillimin e testimit me shkrim.