OPERATORI I SHËRBIMEVE TË KUJDESIT SHËNDETËSOR RI-SHPALL THIRRJEN PËR KONKURIM PËR PROFILIN IMFERMIER

 

Në zbatim të Udhëzimit të Ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale nr. 481, date 27.06.2019 “Për procedurat e punësimit për profesionet e shkencave mjekësore teknike në institucionet shëndetësore publike në RSH”, Operatori i Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor ri-shpall thirrjen për konkurim për infermier në institucionet shëndetësore në Republikën e Shqipërisë.

 

Kjo shpallje bëhet vetëm për profesionin infermier, në vijim të shpalljes së muajit janar 2020 me qellim përfshirjen në listat e pritjes të të gjithë infermierëve që dëshirojnë të punësohen në strukturat shëndetësore publike.

Kandidatët të cilët kanë aplikuar dhe janë kualifikuar për fazën e dytë të konkurimit që në muajin shkurt 2020, nuk duhet të riaplikojnë.

Afati për aplikim për kandidatët e rinj është deri me datë 15.08.2020.

 

Aplikimi do të kryhet në platformën on-line “Infermier për Shqipërinë” si dhe një kopje e dokumenteve, kandidatët do ta dërgojnë me postë ose dorazi në Drejtoritë Rajonale të OSHKSH ku kandidati zgjedh të aplikojë.

Kandidatët mund të aplikojnë vetëm në një drejtori rajonale, brenda së cilës mund të përzgjedhin deri në tre NJVKSH, në profilin infermier.

 

Dokumentet e domosdoshme për aplikim për infermier:

  • Kërkesë për aplikim, ku përcakton dhe NJVKSH për të cilën aplikon;
  • Curriculum Vitae sipas modelit të përcaktuar në shtojcën nr. 1, bashkëlidhur udhëzimit 481;
  • Fotokopje e diplomave dhe lista e notave për çdo diplomë (e detyrueshme);
  • Fotokopje e lejes së ushtrimit të profesionit (e detyrueshme);
  • Dëshmi të njohjes së gjuhës së huaj;
  • Fotokopje e librezës së punës (nëse ka);
  • Vërtetim për gjendjen gjyqësore (e detyrueshme në momentin e fillimit të detyrës);
  • Raporti mjeko-ligjor i tre muajve të fundit (i detyrueshëm në momentin e fillimit të detyrës);
  • Deklaratë nga kandidati për autorizimin e institucionit shëndetësor që të shqyrtojë vërtetësinë e dokumenteve të paraqitura (sipas shtojcës nr. 2 e udhëzimit nr. 481).

 

Vlerësimi i kandidatit

Faza  e parë Vlerësimi i dosjes së kandidatëve konsiston në vlerësimin e arsimimit, të përvojës e të trajnimeve, të lidhura me fushën, deri në 30 pikë;

Faza e dytë  “Testimi i informatizuar”, marrin pjesë kandidatët që kanë kaluar me sukses fazën e parë të vlerësimit me dosje, deri në 70 pikë.

Testimi i informatizuar do të zhvillohet në godinën e Qendrës së Shërbimeve Arsimore (më poshtë QSHA) me adresë: Bulevardi “Zhan D’Ark”, Nr. 23, Tiranë (ish-ATSH).

Testimi i Informatizuar përmban pyetje bazë  rreth profesionit (infermier).

 

Duke filluar nga data 20 Gusht, Drejtoria Qendrore e OSHKSH do të shpallë në portalin “Infermier për Shqipërinë”, listën paraprake të kandidatëve shtesë që kualifikohen për vazhdimin e procedurë së testimit me shkrim.

Testimi i informatizuar për aplikantët që tashmë janë kualifikuar për fazën e dytë që në muajin shkurt si dhe për aplikantët e rinj (profili infermier) parashikohet të jetë në muajin Shtator 2020.