Kandidatët e interesuar për punësim si profesionistë të shkencave mjekësore teknike në institucionet shëndetësore publike duhet të marrin pjesë në procedurën e konkurrimit, e cila zhvillohet nëpërmjet platformës elektronike “Infermierë për Shqipërinë”, në zbatim të Udhëzimit nr. 204, datë 09.04.2024.
Procesi i konkurrimit zhvillohet në dy faza:
- Faza I – Vlerësimi i dosjes, deri në 30 pikë;
- Faza II – Testimi i informatizuar, deri në 70 pikë.
Dokumentacioni i aplikimit
Kandidati duhet të ngarkojë në platformë dokumentet e mëposhtme:
- Dokument identifikimi (ID);
- Curriculum Vitae (CV);
- Diplomën dhe listën e notave;
- Lejen e ushtrimit të profesionit;
- Librezën e punës, nëse ka;
- Dëshmi të kualifikimeve, nëse ka;
- Dëshmi të gjuhëve të huaja, nëse ka;
- Deklaratën për vërtetësinë e dokumentacionit të paraqitur.