Testimi zhvillohet pranë ambienteve të Qendres së Shërbimeve Arsimore (QSHA)  dhe përmban pyetje që lidhen me:

  1. Aktet ligjore dhe nënligjore që rregullojnë kujdesin shëndetësor dhe ushtrimin e profesionit, si dhe çështje të etikës dhe komunikimit profesional;
  2. Njohuritë profesionale dhe kujdesin infermieror, sipas profilit përkatës.

Vlerësimi përfundimtar i kandidatëve bazohet në rezultatin e përfituar në të gjitha fazat e konkurrimit, sipas pikëzimit të përcaktuar në Udhëzimin nr. 204, datë 09.04.2024.

 

Rezultatet e testimit dhe renditja përfundimtare e kandidatëve publikohen në platformën “Infermierë për Shqipërinë”, sipas procedurave të përcaktuara.