Platforma “Infermierë për Shqipërinë”, e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale (MSHMS), kontribuon në administrimin e një procesi të standardizuar dhe transparent të rekrutimit të profesionistëve të shkencave mjekësore teknike (infermier/mami/teknik laboratori/teknik imazherie/fizioterapist/logoped) në sistemin shëndetësor publik.

Platforma synon të garantojë një proces transparent, të drejtë, të bazuar në meritë dhe profesionalizëm, duke mundësuar konkurrimin e kandidatëve sipas kritereve dhe procedurave të përcaktuara në udhëzim.

Nëpërmjet portalit publikohen vendet e lira të punës, njoftimet për konkurrim, rezultatet e fazave të vlerësimit dhe renditja e kandidatëve, sipas rezultateve të përfituara në procesin e konkurrimit.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale nëpërmjet platformës “Infermierë për Shqipërinë”,  synon të forcojë standardet e menaxhimit të burimeve njerëzore në shëndetësi, duke garantuar një proces rekrutimi të unifikuar, transparent dhe të orientuar drejt sigurimit të shërbimeve shëndetësore cilësore për qytetarët.

Ftojmë të gjithë të interesuarit të regjistrohen dhe aplikojnë online në platformën “Infermierë për Shqipërinë”