Pyetjet më të Shpeshta

 


Kush ka të drejtë të aplikojë?

Çdo individ/punëkërkues i cili ka marrë lejen e ushtrimit të profesionit të infermierit në Republikën e Shqipërisë.


A është e nevojshme të dorëzoj dokumente të printuara përpara testimit? Ku?

Jo, nuk është e nevojshme të dorëzohen dokumente të printuara. Dosja e aplikimit dhe dokumentet që kërkohen dërgohen përmes portalit “Infermierë për Shqipërinë”.  Për më shumë detaje shikoni Udhëzimin Nr.492, Dt.13.11.2017, “Për procedurat e rekrutimit të infermierit në institucionet shëndetësore publike në Republikën e Shqipërisë” tek rubrika “LEGJISLACIONI”.


Si do tË informohem për datat e testimit dhe rezultatet e tij?

Në portal në rubrikën SHPALLJET   do të publikohen:

  • Datat e testimit
  • Lista e kandidatëve që fitojnë të drejtën për të ,arrë pjesë në testim sipas pikëve të marra në fazën e vlerësimit të dosjes
  • Rezultatet e testimit
  • Renditja përfundimtare e kandidadëve pas dy fazave, vlerësimit të dosjes së testimit

Kur dhe si do të shpallen vendet vakante për infermier?


Informacioni për vendet vakante, gjendet në rubrikën VENDE VAKANTE të portalit “Infermierë për Shqipërinë”. Ky informacion përditësohet në dinamikë nga çdo Institucion shëndetësor publik.


Ku do të  gjej rregulloren e testimit?

Në rubrikën  LEGJISLACIONI , janë të gjitha aktet ligjore referuar këtij procesi. aty gjendet dhe rregullorja e testimit.


Sa herë kam mundësi të aplikoj në portal?

Ju duhet të aplikoni vetëm një herë.


Të gjithë të regjistruarit në portal do të jenë kandidatë për t’u testuar

Do të jenë kandidatë për testim vetëm aplikantët që kanë kaluar fazën e parë të vlerësimit të dosjes pranë komisioneve të vlerësimit.


Për çfarë do të testohem?

Testimi i të gjithë kandidatëve do të jetë në përputhje me programet e orientimit të cilat gjenden në rubrikën TESTIMI


Si do të bëhet renditja e fituesve?

Rankimi i fituesve do të bëhet në përputhje me rezultatet e arritura në:

  •  Vlerësimin e dosjes
  • Rezultatin e arritur në testim.

Cili është probabiliteti i punësimit pas përfundimit të testimit?

Kjo do të varet nga vendet e shpallura vakante dhe rezultati përfundimtar i arritur.


Kur do të behet publik informacioni në lidhje me vendet vakante?

Informacioni do të bëhet publik në vijimësi.


Nëse kam ndryshuar gjeneralitetet për shkak të statusit familjar me kë mbiemër duhet të aplikoj?

Ju mund të aplikoni me të dy mbiemrat duke lënë hapësirën ndërmjet.