Kandidatët e interesuar për t’u punësuar si infermierË në institucionet shëndetësore publike duhet të marrin pjesë në konkurRimin e hapur, i cili zhvillohet në tri faza:
✔     Konkurrim me dosje;
✔     Konkurrim nëpërmjet testimit “Infermierë për Shqipërinë”;
✔     Zgjedhje e vendit të punës.

Dosja e Aplikimit

Në fazën e parë, të konkurrimit me dosje, kandidatët e interesuar, pas regjistrimit në portal duhet të dërgojnë dosjen e aplikimit për konkurrim.
  1. Curriculum Vitae sipas modelit të përcaktuar në Udhëzimin Nr. 493, Dt.2017, Për procedurat e rekrutimit dhe lëvizjes paralele të infermierit në institucionet shëndetësore publike në Republikën e Shqipërisë (i detyrueshëm) ;
  2. Deklaratë për gjendjen gjyqësore, sipas shtojcës 5 bashkëlidhur këtij udhëzimi;
  3. Fotokopje të librezës së punës;
  4. Fotokopje të diplomave dhe listën e notave për çdo diplomë, origjinale ose të noterizuara (i detyrueshëm);
  5. Leje e ushtrimit të profesionit të infermierit, origjinale ose kopje e noterizuar (e detyrueshme);
  6. Certifikatat e pjesëmarrjes për aktivitetet e edukimit në vazhdim të ndjekura brenda dhe jashtë vendit;
  7. Fotokopje të noterizuar të dëshmive të kualifikimeve shkencore (gradë ose titull akademik/shkencor);
  8. Fotokopje të dëshmisë së njohjes së gjuhës/ve të huaja, të noterizuara;
  9. Publikime në fushën e shëndetësisë. Kopje të faqes së parë, ku identifikohen titulli dhe njësia publikuese;
  10. Deklaratë nga kandidati për autorizimin e institucionit shendetësor që të shqyrtojë vërtetësinë e dokumenteve të paraqitura.