Në testimin “Infermierë për Shqipërinë” marrin pjesë:

a.  Të gjithë kandidatët që janë kualifikuar në fazën e parë të konkurrimit nga vlerësimi i dosjes. 

b. Kandidatët që kanë marrë pjesë në testimin “Infermierë për Shqipërinë” të vitit paraardhës dhe që dëshirojnë të përmirësojnë rezultatin e tyre.

Kandidatët duhet të regjistrohen online në platformën “Infermierë për Shqipërinë”.

Testi përbëhet nga dy pjesë:

1. Pjesa e parë përmban pyetje rreth akteve ligjore që rregullojnë kujdesin shëndetësor dhe profesionin e infermierit në Republikën e Shqipërise dhe çështje që lidhen me etikën dhe komunikimin profesional në infermieri.

2. Pjesa e dytë përmban pyetje rreth kujdesit infermieror bazë  dhe në specialitete

Vlerësimi përfundimtar i kandidatit bëhet me sistemin e 70 pikëve, i cili përbëhet nga pikët e pjesës së parë të testit (20 pikë) dhe nga pikët e pjesës së dytë të testit (50 pikë).