MINISTRIA E SHËNDETËSISË DHE MBROJTJES SOCIALE SHPALL THIRRJEN PËR KONKURIM PËR PROFESIONISTË TË SHKENCAVE TEKNIKE MJEKËSORE

Në zbatim të Udhëzimit të Ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale nr. 481, date 27.06.2019 “Per procedurat e punesimit per profesionet e shkencave mjekesore teknike ne institucionet shendetesore publike ne RSH”, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale shpall thirrjen për konkurim për profesionistë të shkencave teknike mjekësore në institucionet shëndetësore publike në Republikën e Shqipërisë.

Kjo shpallje bëhet me qellim krijimin/përditësimin e listës së pritjes sipas Njësive Vendore të Kujdesit Shëndetësor.

Fituesit që janë aktualisht në listë pritje do të vazhdojnë të punësohen sipas radhës deri në daljen e fituesve nga konkurimi i radhës. Kandidatët që do të mbeten në listë pritje do të ripozicionohen sipas pikëve që kanë. Ata gjithashtu mund të futen në konkurim për të ndryshuar pikë e tyre, në fund të konkurimit do ju njihen pikët që do kenë nga ky proces.

Afati për aplikim është deri me datë 15/08/2019.

Aplikimi do të kryhet në platformën on-line “Infermier për Shqipërinë” si dhe një kopje e dokumenteve, kandidatët do ta dërgojnë me postë ose dorazi në Drejtorië Rajonale të OSHKSH ku kandidati zgjedh të aplikojë.

Kandidatët mund të aplikojnë vetem në një drejtori rajonale, brenda së cilës mund të përzgjedhin deri në tre NJVKSH.

 

Dokumentet e domosdoshëm për aplikim për profesionistët e shkencave mjekësore teknike:

  1. Kërkesë për aplikim, ku përcakton dhe NJVKSH për të cilën aplikon;
  2. Curriculum Vitae sipas modelit të përcaktuar në shtojcën nr. 1, bashkëlidhur këtij udhëzimi;
  3. Fotokopje e diplomave dhe lista e notave për çdo diplomë (e detyrueshme);
  4. Fotokopje e lejes së ushtrimit të profesionit (e detyrueshme);
  5. Fotokopje e librezës së punës (nëse ka);
  6. Vërtetim për gjendjen gjyqësore (e detyrueshme në momentin e fillimit të detyrës);
  7. Raporti mjeko-ligjor i tre muajve të fundit (i detyrueshëm në momentin e fillimit të detyrës);
  8. Deklaratë nga kandidati për autorizimin e institucionit shëndetësor që të shqyrtojë vërtetësinë e dokumenteve të paraqitura (sipas shtojcës nr. 2).

 

Vlerësimi i kandidatit

Faza  e parë Vlerësimi i dosjes së kandidatëve konsiston në vlerësimin e arsimimit, të përvojës e të trajnimeve, të lidhura me fushën, deri në 30 pikë;

Faza e dyte  “Testimi i informatizuar”, marrin pjesë kandidatët që kanë kaluar me sukses fazën e parë të vlerësimit me dosje, deri në 70 pikë.

 

Testimi i informatizuar do të zhvillohet në godinën e Qendrës së Shërbimeve Arsimore (më

poshtë QSHA) me adresë: Bulevardi “Zhan D’Ark”, Nr. 23, Tiranë (ish-ATSH).

 

Ditën e testimit, kandidati duhet të jetë i pajisur me:

  1. Letërnjoftim (Kartë ID ose Pasaportë, dokumenti origjinal);
  2. Kopje të Kartës ID ose Pasaportës;
  3. Faturen me pagesen e tarifes për QSHA-ne. 

Testimi i Informatizuar në pjesen e parë përmban pyetje rreth akteve ligjore:

– Kodi Etik-Deontologjik;

– Ligji nr.10 107, datë 30.3.2009 “Për kujdesin shëndetësor në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar;

– Ligji nr.9718, datë 19.4.2007 “Për Urdhrin e Infermierit në Republikën e Shqipërisë”;

Pjesa e dytë përmban pyetje bazë  rreth profesionit.

 

Duke filluar nga data 1 shtator 2019 , Drejtoria Qendrore e OSHKSH do të shpallë në portalin “Infermier për Shqipërinë”, listën e kandidatëve që kualifikohen për vazhdimin e procedurës së testimit me shkrim, si dhe datën, orën e saktë ku do të zhvillohet testimi me shkrim.

 

Tarifa për aplikim për testimin e informatizuar është sipas VKM nr. 560, datë 29.9.2018, “Për caktimin e tarifave për shërbimet e ofruara nga Qëndra e Shërbimeve Arsimore”.

 

Adresat e katër Drejtorive Rajonale të Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor ku do të dërgohen dokumentet e aplikimit, jane:

  1. Drejtoria Rajonale e Operatorit të Sherbimeve të Kujdesit Shëndetësor, Vlore

Lagjia 15 Tetori, Rruga Mitaq Sallata, Vlorë

  1. Drejtoria Rajonale e Operatorit të Sherbimeve të Kujdesit Shëndetësor,Shkoder

Rruga Bujar Bishanaku, Shkoder

  1. Drejtoria Rajonale e Operatorit të Sherbimeve të Kujdesit Shëndetësor, Tirane

Rruga Qamil Guranjaku, Tirane

  1. Drejtoria Rajonale e Operatorit të Sherbimeve të Kujdesit Shëndetësor, Elbasan

Lagjia Beqir Dardha, Rruga 28 Nentori, Elbasan​