Në zbatim të Udhëzimit nr. 481, datë 27.06.2019 “Për procedurat e punësimit për profesionet e shkencave mjekësore teknike në institucionet shëndetësore publike në RSH”, Drejtoria Qendrore e OSHKSH publikon listat mbi rezultatet e vlerësimit përfundimtar të dosjes së kandidatëve që kanë aplikuar për të marrë pjesë në konkursin për profesionistë të shkencave mjekësore teknike në institucionet shëndetësore publike.
Listat për katër rajonet:
Vlerësimit përfundimtar i dosjes së kandidatëve Rajoni Tirane
Vlerësimit përfundimtar i dosjes së kandidatëve Rajoni Elbasan
Vlerësimit përfundimtar i dosjes së kandidatëve Rajoni Vlore
Vlerësimit përfundimtar i dosjes së kandidatëve Rajoni Shkoder
Faza e dytë, Testimi i Informatizuar fillon me datë 9 shtator 2019 dhe do të zhvillohet në godinën e Qendrës së Shërbimeve Arsimore me adresë: Bulevardi “Zhan D’Ark”, Nr. 23, Tiranë (ish-ATSH). Kalendarin e testimeve si dhe listen e kandidatëve me oraret e testimit e gjeni në linkun e mëposhtëm:
http://qsha.gov.al/DPSH/index.html
(lista me oraret e testimit për profesionet mami,laborant, fizioterapi dhe imazheri do publikohet në ditët në vijim).
Kandidati duhet të paraqitet pranë QSHA-së 30 minuta para fillimit provimit dhe duhet të
jetë i pajisur me:
1. Letërnjoftim (Kartë ID ose Pasaportë, dokumenti origjinal);
2. Kopje të Kartës ID ose Pasaportës;
3. Faturën e pagesës (me vulën e bankës përkatëse) së tarifës për QSHA-në.
Formularin për kryerjen e pagesës mund ta shkarkoni në linkun më poshtë:
http://qsha.gov.al/DPSH/materiale/fatura/fature_punesim_shkenca_teknike.pdf