Në zbatim të Udhëzimit të Ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale nr. 481, date 27.06.2019 “Për procedurat e punësimit për profesionet e shkencave mjekësore teknike në institucionet shëndetësore publike në RSH”, Operatori i Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor shpall thirrjen për konkurim për profesionistë të shkencave teknike mjekësore në institucionet shëndetësore publike në Republikën e Shqipërisë.

Kjo shpallje bëhet me qellim plotësimin/përditësimin e listës së pritjes sipas Njësive Vendore të Kujdesit Shëndetësor, në ato njësi dhe në ato profile ku po shteron lista e pritjes.

(Lista me NJVKSH dhe profilet e shpalluar për konkurim)

Fituesit që janë aktualisht në listë pritje do të vazhdojnë të punësohen sipas radhitjes aktuale deri në daljen e fituesve nga konkurimi i radhës. Kandidatët që do të mbeten në listë pritje do të ripozicionohen sipas pikëve që kanë. Ata gjithashtu mund të futen në konkurim për të ndryshuar pikët e tyre, në fund të konkurimit do ju njihen pikët që do kenë nga ky proces.

Afati për aplikim është deri me datë 5.02.2020.

Aplikimi do të kryhet në platformën on-line “Infermier për Shqipërinë” si dhe një kopje e dokumenteve, kandidatët do ta dërgojnë me postë ose dorazi në Drejtoritë Rajonale të OSHKSH ku kandidati zgjedh të aplikojë.

Kandidatët mund të aplikojnë vetëm në një drejtori rajonale, brenda së cilës mund të përzgjedhin deri në tre NJVKSH, nësë kanë shpallje në profilin që ata kanë.

 

Dokumentet e domosdoshëm për aplikim për profesionistët e shkencave mjekësore teknike:

  1. Kërkesë për aplikim, ku përcakton dhe NJVKSH për të cilën aplikon;
  2. Curriculum Vitae sipas modelit të përcaktuar në shtojcën nr. 1, bashkëlidhur këtij udhëzimi;
  3. Fotokopje e diplomave dhe lista e notave për çdo diplomë (e detyrueshme);
  4. Fotokopje e lejes së ushtrimit të profesionit (e detyrueshme);
  5. Dëshmi të njohjes së gjuhës së huaj;
  6. Fotokopje e librezës së punës (nëse ka);
  7. Vërtetim për gjendjen gjyqësore (e detyrueshme në momentin e fillimit të detyrës);
  8. Raporti mjeko-ligjor i tre muajve të fundit (i detyrueshëm në momentin e fillimit të detyrës);
  9. Deklaratë nga kandidati për autorizimin e institucionit shëndetësor që të shqyrtojë vërtetësinë e dokumenteve të paraqitura (sipas shtojcës nr. 2 e udhëzimit nr. 481).

 

Vlerësimi i kandidatit

Faza  e parë Vlerësimi i dosjes së kandidatëve konsiston në vlerësimin e arsimimit, të përvojës e të trajnimeve, të lidhura me fushën, deri në 30 pikë;

Faza e dytë  “Testimi i informatizuar”, marrin pjesë kandidatët që kanë kaluar me sukses fazën e parë të vlerësimit me dosje, deri në 70 pikë.

 

Testimi i informatizuar do të zhvillohet në godinën e Qendrës së Shërbimeve Arsimore (më

poshtë QSHA) me adresë: Bulevardi “Zhan D’Ark”, Nr. 23, Tiranë (ish-ATSH).

 

Ditën e testimit, kandidati duhet të jetë i pajisur me:

 

Letërnjoftim (Kartë ID ose Pasaportë, dokumenti origjinal);

Kopje të Kartës ID ose Pasaportës;

Faturën me pagesën e tarifës për QSHA-në.

 

Testimi i Informatizuar përmban pyetje bazë  rreth profesionit.

 

Duke filluar nga data 20 shkurt 2020, Drejtoria Qendrore e OSHKSH do të shpallë në portalin “Infermier për Shqipërinë”, listën paraprake të kandidatëve që kualifikohen për vazhdimin e procedurë së testimit me shkrim.