Në zbatim të Udhëzimit nr. 481, datë 27.06.2019 “Për procedurat e punësimit për profesionet e shkencave mjekësore teknike në institucionet shëndetësore publike në RSH”, Drejtoria Qendrore e OSHKSH publikon listat e verifikimit paraprak të kandidatëve që kanë aplikuar për të marrë pjesë në konkursin për profesionistë të shkencave mjekësore teknike në institucionet shëndetësore publike.
Kandidatët kanë të drejtë të ankimohen brenda tre ditëve kalendarike, për vlerësimin ose moskualifikimin në adresën e email me të cilën do njoftohen për pikët e dosjes ose në adresën e email në rubriken Ankesa Ime, në faqen e portalit “Infermier për Shqipërinë”.