Në testimin “Infermierë për Shqipërinë” marrin pjesë:
a. Të gjithë kandidatët që janë kualifikuar në fazën e parë të konkurrimit nga vlerësimi i dosjes.
b.Kandidatët duhet të aplikojnë online në platformën “Infermierë për Shqipërinë” si dhe të dërgojnë një kopje të dokumenteve me postë ose në protokollin e drejtorisë rajonale përkatëse.
Adresat e Drejtorive Rajonale te OSHKSH:
Adresat e katër drejtorive Rajonale te OSHKSH jane:
– Operatori i Sherbimeve te Kujdesut Shendetesor
Drejtoria Rajonale Vlore
Lagjia 15 Tetori, Rruga Mitaq Sallata, Vlorë
– Operatori i Sherbimeve te Kujdesit Shendetesor
Drejtoria Rajonale Shkoder
Rruga Bujar Bishanaku, Shkoder
– Operatori i Sherbimeve te Kujdesit Shendetesor
Drejtoria Rajonale Tirane
Rruga Qamil Guranjaku, Tirane
– Operatori i Sherbimeve te Kujdesit Shendetesor
Drejtoria Rajonale Elbasan
Lagjia Beqir Dardha, Rruga 28 Nentori, Elbasan
Kandidatët duhet të regjistrohen online në platformën “Infermierë për Shqipërinë”.
Testi përbëhet nga dy pjesë:
1. Pjesa e parë përmban pyetje rreth akteve ligjore që rregullojnë kujdesin shëndetësor dhe profesionin e infermierit në Republikën e Shqipërise dhe çështje që lidhen me etikën dhe komunikimin profesional në infermieri.
2. Pjesa e dytë përmban pyetje rreth kujdesit infermieror bazë dhe në specialitete
Vlerësimi përfundimtar i kandidatit bëhet me sistemin e 70 pikëve, i cili përbëhet nga pikët e pjesës së parë të testit (20 pikë) dhe nga pikët e pjesës së dytë të testit (50 pikë).