Në zbatim të Udhëzimit nr. 481, datë 27.06.2019 “Për procedurat e punësimit për profesionet e shkencave mjekësore teknike në institucionet shëndetësore publike në RSH”, Drejtoria Qendrore e OSHKSH publikon listat mbi rezultatet e verifikimit paraprak të kandidatëve që kanë aplikuar për të marrë pjesë në konkursin për profesionistë të shkencave mjekësore teknike në institucionet shëndetësore publike.
Kandidatët kanë të drejtë të ankimohen brenda tre ditëve kalendarike, për vlerësimin ose moskualifikimin në adresën e email me të cilën do njoftohen për pikët e dosjes ose në adresën e email në rubriken Ankesa Ime, në faqen e portalit “Infermier për Shqipërinë”.
Faza e dytë, Testimi i Informatizuar do të zhvillohet në godinën e Qendrës së Shërbimeve Arsimore me adresë: Bulevardi “Zhan D’Ark”, Nr. 23, Tiranë (ish-ATSH).
Ditën e testimit, kandidati duhet të jetë i pajisur me:
- Letërnjoftim (Kartë ID ose Pasaportë, dokumenti origjinal);
- Kopje të Kartës ID ose Pasaportës;
- Faturen me pagesen e tarifës për QSHA-ne.
Profesionistët e shkencave mjekësore teknike nuk do të paguajnë tarifën e plotë, por tarifën e reduktuar sipas marrëveshjes datë 28.08.2019 ndërmjet Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Qëndrës së Shërbimeve Arsimore “Për ofrimin e shërbimit të digjitalizuar të kandidatëve për tu punësuar si infermier në institucionet shëndetësore publike”.
Formularin e pagesës e gjeni në linkun e mëposhtëm të cilin duhet ta printoni dhe të kryeni pagesën në çdo Bankë të Nivelit të Dytë.
http://qsha.gov.al/DPSH/materiale/fatura/fature_punesim_shkenca_teknike.pdf
Në ditët në vijim do të publikohet lista përfundimtare e kandidatëve pjesemarres si dhe do të njiheni me kalendarin e testimit duke saktesuar për çdo emër, datën dhe orën e saktë për zhvillimin e testimit të informatizuar.
Kalendari për testimin e informatizuar do të publikohet në faqen e Qendrës së Shërbimeve Arsimore si dhe në portalin “Infermier për Shqipërinë”.
LISTA PARAPRAKE E KANDIDATEVE TE KUALIFIKUAR PER TE KALUAR NE FAZEN E DYTE , RAJONI VLORE
LISTA PARAPRAKE E KANDIDATEVE TE KUALIFIKUAR PER TE KALUAR NE FAZEN E DYTE , RAJONI ELBASAN
LISTA PARAPRAKE E KANDIDATEVE TE KUALIFIKUAR PER TE KALUAR NE FAZEN E DYTE , RAJONI SHKODER
LISTA PARAPRAKE E KANDIDATEVE TE KUALIFIKUAR PER TE KALUAR NE FAZEN E DYTE , RAJONI TIRANE