Në zbatim të Udhëzimit të Ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale nr. 493, datë 13.11.2017 “Për administrimin e procedurave të punësimit për profesionet e shkencave mjekësore teknike në institucionet shëndetësore publike në Republikën e Shqipërisë”, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale publikon listat mbi rezultatet e verifikimit parapraktë kandidatëve që kanë aplikuar për pozicionet e shpallura vakant për profesione të shkencave shëndetësore, sipas Qarqeve. Kandidatët që nuk janë kualifikuar do të njoftohen me email për arsyet e moskualifikimit.
Kandidatët që nuk janë kualifikuar kanë të drejtë të ankimohen brenda pesë ditëve kalendarike, në adresën suport@infermierpershqiperine.al
Në ditët në vijim do të njoftoheni për datën, vendin dhe orën e saktë për zhvillimin e testimit me shkrim.