Pyetjet më të Shpeshta

 


Kush ka të drejtë të aplikojë?

Çdo individ/punëkërkues i cili ka marrë lejen e ushtrimit të profesionit të infermierit në Republikën e Shqipërisë.


A është e nevojshme të dorëzoj dokumente të printuara përpara testimit? Ku?

Po, pervec aplikimit online, nje kopje e dokumenteve do te dorezohet ne Drejtorite Rajonale te OSHKSH, me qellim te vleresimit te plote te dosjes tuaj edhe ne rast se ndonje document nuk eshte percjell ne adresen on-line te aplikimit.

Adresat e katër drejtorive Rajonale te OSHKSH jane:

  • Operatori i Sherbimeve te Kujdesut Shendetesor

Drejtoria Rajonale Vlore

Lagjia 15 Tetori, Rruga Mitaq Sallata, Vlorë

 

  • Operatori i Sherbimeve te Kujdesit Shendetesor

Drejtoria Rajonale Shkoder

Rruga Bujar Bishanaku, Shkoder

 

  • Operatori i Sherbimeve te Kujdesit Shendetesor

Drejtoria Rajonale Tirane

Rruga Qamil Guranjaku, Tirane

 

  • Operatori i Sherbimeve te Kujdesit Shendetesor

Drejtoria Rajonale Elbasan

Lagjia Beqir Dardha, Rruga 28 Nentori, Elbasan


Si do të informohem për datat e testimit dhe rezultatet e tij?

Në portal në rubrikën SHPALLJET   do të publikohen:

  • Datat e testimit
  • Lista e kandidatëve që fitojnë të drejtën për të ,arrë pjesë në testim sipas pikëve të marra në fazën e vlerësimit të dosjes
  • Rezultatet e testimit
  • Renditja përfundimtare e kandidadëve pas dy fazave, vlerësimit të dosjes së testimit

Kur dhe si do të shpallen vendet vakante për infermier?


Informacioni për vendet vakante, gjendet në rubrikën VENDE VAKANTE të portalit “Infermierë për Shqipërinë”. Ky informacion përditësohet në dinamikë nga çdo Institucion shëndetësor publik.


 

Sa herë kam mundësi të aplikoj në portal?

Ju duhet të aplikoni vetëm një herë.


Të gjithë të regjistruarit në portal do të jenë kandidatë për t’u testuar

Do të jenë kandidatë për testim vetëm aplikantët që kanë kaluar fazën e parë të vlerësimit të dosjes pranë komisioneve të vlerësimit.


Për çfarë do të testohem?

Testimi i të gjithë kandidatëve do të jetë në përputhje me programet e orientimit të cilat gjenden në rubrikën TESTIMI


Si do të bëhet renditja e fituesve?

Rankimi i fituesve do të bëhet në përputhje me rezultatet e arritura në:

  •  Vlerësimin e dosjes
  • Rezultatin e arritur në testim.

Cili është probabiliteti i punësimit pas përfundimit të testimit?

Kjo do të varet nga vendet e shpallura vakante dhe rezultati përfundimtar i arritur.


Kur do të behet publik informacioni në lidhje me vendet vakante?

Informacioni do të bëhet publik në vijimësi.


Nëse kam ndryshuar gjeneralitetet për shkak të statusit familjar me kë mbiemër duhet të aplikoj?

Ju mund të aplikoni me të dy mbiemrat duke lënë hapësirën ndërmjet.