Kandidatët e interesuar për t’u punësuar si infermierë në institucionet shëndetësore publike duhet të marrin pjesë në konkurRimin e hapur, i cili zhvillohet në tri faza:
✔ Konkurrim me dosje;
✔ Konkurrim nëpërmjet testimit “Infermierë për Shqipërinë”;
✔ Zgjedhje e vendit të punës.
Dosja e Aplikimit
Dokumentat e aplikimit për profesionistët e shkencave mjekësore teknike janë si më poshtë:
a. Curriculum Vitae sipas modelit të përcaktuar në shtojcën nr. 1, të udhëzimit nr. 481;
b. Fotokopje e diplomave dhe lista e notave për çdo diplomë (e detyrueshme);
c. Fotokopje e lejes së ushtrimit të profesionit (e detyrueshme);
d. Fotokopje e librezës së punës (nëse ka);
gj. Vërtetim për gjendjen gjyqësore (e detyrueshme në momentin e fillimit të detyrës);
e. Raporti mjeko-ligjor i tre muajve të fundit (i detyrueshëm në momentin e fillimit të detyrës);
f. Deklaratë nga kandidati për autorizimin e institucionit shëndetësor që të shqyrtojë vërtetësinë e dokumenteve të paraqitura (sipas shtojcës nr. 2, të udhëzimit nr. 481).