Platforma “Infermierë për Shqipërinë” e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale (MShMS) ofron mundësi reale punësimi për të gjithë infermierët që kanë përfunduar studimet e larta apo janë kualifikuar më tej në këtë fushë për të kontribuar në shëndetin e komunitetit.
Kjo platformë do të garantojë një proces rekrutimi të udhëhequr nga parimet e transparencës, meritës, profesionalizmit dhe barazisë në funksion të ofrimit të një shërbimi cilësor infermieror në të tre nivelet e kujdesit shëndetësor.
Nëpërmjet portalit “Infermierë për Shqipërinë” do të publikohen për çdo bashki jo vetëm kërkesat e punësimit, por edhe statistika të rezultateve të arritura të rankuara në bazë të pikëve të përfituara në testimin përkatës dhe në të gjitha fazat e procesit.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale përmes realizimit të kësaj nisme krijon një standard të ri dhe kulturë të re në menaxhimin e burimeve njerëzore në shëndetësi përmes një procesi rekrutimi të hapur, transparent dhe kompetitiv.