Në zbatim të Udhëzimit të Ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale nr. 493, datë 13.11.2017 “Për administrimin e procedurave të punësimit për profesionet e shkencave mjekësore teknike në institucionet shëndetësore publike në Republikën e Shqipërisë”, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale shpall vende vakant për profesionistë të shkencave teknike mjekësore në institucionet shëndetësore publike në Republikën e Shqipërisë.

Afati për aplikim është deri me datë 25/06/2018. Aplikimi do të kryhet në platformën on-line “Infermier për Shqipërinë”.

Dokumentet e domosdoshëm për aplikim për profesionistët e shkencave mjekësore teknike:

  1. Curiculun vitae, sipas modelit të përcaktuar në shtojcen nr. 1, të udhëzimit nr. 493;
  2. Raport mjeko- ligjor i tre muajve të fundit (në momentin e punësimit);
  3. Deklaratë për gjendjen gjyqësore, sipas shtojces 5 bashkëlidhur udhëzimit nr. 493;
  4. Fotokopje e diplomave dhe lista e notave për çdo diplomë (e detyrueshme);
  5. Fotokopje e noterizuar e lejes së ushtrimit të profesionit (e detyrueshme) ;
  6. Fotokopje e librezës së punës e noterizuar (nëse ka);
  7. Fotokopje të noterizuara të dëshmisë/ve së njohjes së gjuhës/ve të huaja (nëse ka);

Vlerësimi i kandidatit

Vlerësimi bëhet me dy faza:

  1. Faza parë, vlerësimi i dosjes deri në 30 pikë;
  2. Faza e dytë, testimi me shkrim deri në 70 pikë;

Testi përbëhet nga dy pjesë:

Pjesa e parë përmban pyetje rreth akteve ligjore:

-Ligji nr.10 107, datë 30.3.2009 “Për kujdesin shëndetësor në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar; 

– Ligji nr.9718, datë 19.4.2007 “Për Urdhrin e Infermierit në Republikën e Shqipërisë”.

Pjesa e dytë përmban pyetje bazë  rreth profesionit.

Vlerësimi i testit bëhet me sistemin e 70 pikëve, i cili përbëhet nga pikët e pjesës së parë të testit (20 pikë) dhe nga pikët e pjesës së dytë të testit (50 pikë).

Duke filluar nga data 1/7/2018 , Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale do të shpallë në në portalin “Infermier për Shqipërinë”, listën e kandidatëve që kualifikohen për vazhdimin e procedurë së testimit me shkrim, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet testimi me shkrim.

Shënim:

  • Lista fituese do të jetë në rang Qarku, pavarësisht vendeve vakante të shpallura.
  • Kandidatët fitues të cilët janë në listë pritje sipas Qarqeve kanë të drejtë të konkurrojnë përsëri por, në listën përfundimtare do të ripozicionohen sipas pikëve të fituara në konkurrimin e dytë.
  • Kandidatët fitues të cilët janë në listë pritje dhe që nuk dëshirojnë të rikandidojnë do të ripozicionohen sipas pikëve që kanë.