Në zbatim të Udhëzimit nr. 481, datë 27.06.2019 “Për procedurat e punësimit për profesionet e shkencave mjekësore teknike në institucionet shëndetësore publike në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, të Ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Operatori i Sherbimeve të Kujdesit Shëndetësor shpall thirrjen për konkurim për profesionistë të shkencave mjekësore teknike në institucionet shëndetësore publike në Republikën e Shqipërisë.
Kjo shpallje bëhet me qëllim krijimin/përditësimin e listës së pritjes sipas Njësive Vendore të Kujdesit Shëndetësor si dhe për tu dhënë mundësinë profesionistëve të rinj për tu përfshirë në listën e pritjes.
Fituesit që janë aktualisht në listë pritje do të vazhdojnë të punësohen sipas renditjes deri në daljen e fituesve nga konkurimi i radhës. Kandidatët që do të mbeten në listë pritje do të ripozicionohen sipas pikëve që kanë. Ata gjithashtu mund të konkurojnë për të ndryshuar pikë e tyre dhe në fund të konkurimit do ju njihen pikët që do kenë nga procesi aktual.
Afati për aplikim është nga data 30.09.2022 deri më datë 14.10.2022.
Aplikimi do të kryhet në platformën on-line “Infermier për Shqipërinë”. Një kopje të dokumenteve, kandidatët do ta dërgojnë me postë ose dorazi në Drejtorië Rajonale të OSHKSH ku kandidati zgjedh të aplikojë.
Kandidatët mund të aplikojnë vetem në një Drejtori Rajonale, brenda së cilës mund të përzgjedhin deri në tre NJësi Vendore të Kujdesit Shëndetësor.
Dokumentet e domosdoshëm për aplikim për profesionistët e shkencave mjekësore teknike:
- Kërkesë për aplikim, ku përcakton dhe NJVKSH për të cilën aplikon
- Curriculum Vitae sipas modelit të përcaktuar në shtojcën nr. 1, bashkëlidhur këtij udhëzimi
- Fotokopje e diplomave dhe lista e notave për çdo diplomë (e detyrueshme)
- Fotokopje e lejes së ushtrimit të profesionit (e detyrueshme)
- Fotokopje e librezës së punës (nëse ka)
- Vërtetim për gjendjen gjyqësore (e detyrueshme në momentin e fillimit të detyrës)
- Raporti mjeko-ligjor i tre muajve të fundit (i detyrueshëm në momentin e fillimit të detyrës)
- Deklaratë nga kandidati për autorizimin e institucionit shëndetësor që të shqyrtojë vërtetësinë e dokumenteve të paraqitura (sipas shtojcës nr. 2).
Vlerësimi i kandidatit
Faza I: Vlerësimi i dosjes së kandidatëve konsiston në vlerësimin e arsimimit, të përvojës dhe të trajnimeve, të lidhura me fushën, deri në 30 pikë.
Faza II: “Testimi i informatizuar”, marrin pjesë kandidatët që kanë kaluar me sukses fazën e parë të vlerësimit me dosje, deri në 70 pikë.
Testimi i informatizuar do të zhvillohet në godinën e Qendrës së Shërbimeve Arsimore (më
poshtë QSHA) me adresë: Bulevardi “Zhan D’Ark”, Nr. 23, Tiranë (ish-ATSH).
Ditën e testimit, kandidati duhet të jetë i pajisur me:
- Letërnjoftim (Kartë ID ose Pasaportë, dokumenti origjinal)
- Kopje të Kartës ID ose Pasaportës
- Faturën me pagesën e tarifës për QSHA-në.
Testimi i Informatizuar përmban pyetje rreth akteve ligjore:
- Kodi Etik-Deontologjik
- Ligji nr.10 107, datë 30.3.2009 “Për kujdesin shëndetësor në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar
- Ligji nr.9718, datë 19.4.2007 “Për Urdhërin e Infermierit në Republikën e Shqipërisë”
- Si dhe pyetje pyetje bazë rreth profesionit.
Drejtoria Qendrore e OSHKSH, brenda 10 ditë punë pas përfundimit të afatit të pranimit të aplikimeve, do të shpallë në portalin “Infermier për Shqipërinë”, listën e aplikantëve që kualifikohen për vazhdimin e procedurës së testimit të informatizuar.
Në vijim, Drejtoria Qendrore në bashkëpunim me QSHA, do të shpallë datën, orën si dhe vendin ku do të zhvillohet testimi me shkrim.
Adresat e katër Drejtorive Rajonale të Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor ku do të dërgohen dokumentet e aplikimit, janë:
- Drejtoria Rajonale e Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor, Vlorë:
Lagjia 15 Tetori, Rruga Mitaq Sallata, Vlorë
- Drejtoria Rajonale e Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor,Shkodër:
Rruga Bujar Bishanaku, Shkoder
- Drejtoria Rajonale e Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor, Tiranë:
Rruga Qamil Guranjaku, Tirane
- Drejtoria Rajonale e Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor, Elbasan
Lagjia Beqir Dardha, Rruga 28 Nentori, Elbasan