Në zbatim të Udhëzimit Nr. 481, date 27.06.2019 “Per procedurat e punesimit per profesione te shkencave mjekesore teknike në institucionet shendetësore publike në RSH” të Ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Operatori i Sherbimeve te Kujdesit Shendetesor shpall thirrjen për konkurrim për profesionistë të shkencave mjekësore teknike për profilet infermieri/mami/teknik imazherie/teknik laboratori/fizioterapi dhe logopedi për institucionet shëndetësore publike në Republikën e Shqipërisë.

Kjo shpallje bëhet me qellim krijimin/përditësimin e listës së pritjes sipas Njësive Vendore të Kujdesit Shëndetësor si dhe për tu dhënë mundësinë profesionistëve të rinj për tu përfshirë në listën e pritjes.

Fituesit që janë aktualisht në listëpritje do të vazhdojnë të punësohen sipas radhës deri në daljen e fituesve nga konkurimi i radhës. Kandidatët që do të mbeten në listëpritje do të ripozicionohen sipas pikëve që kanë. Ata gjithashtu mund të futen në konkurim për të ndryshuar pikët e tyre, në fund të konkurimit do ju njihen pikët që do kenë nga procesi aktual.

Afati për aplikim është nga data 01.08.2023 deri më datë 15.08.2023, përfshirë të dyja këto data.

Aplikimi do të kryhet në platformën on-line “Infermierë për Shqipërinë”. Një kopje të dokumenteve, kandidatët do ta dërgojnë me postë ose dorazi në Drejtoritë Rajonale të OSHKSH ku kandidati zgjedh të aplikojë.

Kandidatët mund të aplikojnë vetem në një Drejtori Rajonale, brenda secilës mund të përzgjedhin deri në tre NJVKSH.

Dokumentet e domosdoshëm për aplikim për profesionistët e shkencave mjekësore teknike:

  1. Kërkesë për aplikim, ku përcakton dhe NJVKSH për të cilën aplikon
  2. Curriculum Vitae sipas modelit të përcaktuar në shtojcën nr. 1, bashkëlidhur këtij udhëzimi
  3. Fotokopje e diplomave dhe lista e notave për çdo diplomë (e detyrueshme)
  4. Fotokopje e lejes së ushtrimit të profesionit (e detyrueshme)
  5. Fotokopje e librezës së punës (nëse ka)
  6. Vërtetim për gjendjen gjyqësore (e detyrueshme në momentin e fillimit të detyrës)
  7. Raporti mjeko-ligjor i tre muajve të fundit (i detyrueshëm në momentin e fillimit të detyrës)
  8. Deklaratë nga kandidati për autorizimin e institucionit shëndetësor që të shqyrtojë vërtetësinë e dokumenteve të paraqitura (sipas shtojcës nr. 2).

Vlerësimi i kandidatit

Faza I: Vlerësimi i dosjes së kandidatëve konsiston në vlerësimin e arsimimit, të përvojës e të trajnimeve, të lidhura me fushën, deri në 30 pikë.

FazaII:  “Testimi i informatizuar”, marrin pjesë kandidatët që kanë kaluar me sukses fazën e parë të vlerësimit me dosje, deri në 70 pikë.

Testimi i informatizuar do të zhvillohet në godinën e Qendrës së Shërbimeve Arsimore (më

poshtë QSHA) me adresë: Bulevardi “Zhan D’Ark”, Nr. 23, Tiranë (ish-ATSH).

Ditën e testimit, kandidati duhet të jetë i pajisur me:

  1. Letërnjoftim (Kartë ID ose Pasaportë, dokumenti origjinal)
  2. Kopje të Kartës ID ose Pasaportës
  3. Faturën me pagesën e tarifës për QSHA-në.

Testimi i Informatizuar përmban pyetje rreth akteve ligjore:

  • Kodi Etik-Deontologjik
  • Ligji nr.10 107, datë 30.3.2009 “Për kujdesin shëndetësor në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar
  • Ligji nr.9718, datë 19.4.2007 “Për Urdhërin e Infermierit në Republikën e Shqipërisë”
  • Si dhe pyetje  bazë  rreth profesionit.

Pas përfundimit të Faza I, Drejtoria Qendrore e OSHKSH do të shpallë në portalin “Infermierë për Shqipërinë”, listën e kandidatëve që kualifikohen për vazhdimin e procedurës së testimit të informatizuar, si dhe datën, orën e saktë ku do të zhvillohet testimi, në bashkëpunim me QSHA.

Adresat e katër Drejtorive Rajonale të Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor ku do të dërgohen dokumentet e aplikimit, jane:

1.Drejtoria Rajonale e Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor, Vlorë:

Lagjia “15 Tetori”, Rruga “Mitaq Sallata”, Vlorë

2.Drejtoria Rajonale e Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor, Shkodër:

Rruga “Bujar Bishanaku”, Shkoder

3.Drejtoria Rajonale e Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor, Tiranë:

Rruga “Qamil Guranjaku”, Tirane

4.Drejtoria Rajonale e Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor, Elbasan

Lagjia “Beqir Dardha”, Rruga “28 Nentori”, Elbasan​