Në zbatim të Udhëzimit nr. 481, date 27.06.2019 “Per procedurat e punesimit per profesione te shkencave mjekesore teknike në institucionet shendetësore publike në RSH” të Ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale,Operatori i Sherbimevete Kujdesit Shendetesor shpall thirrjen për konkurim për profesionistë të shkencave teknike mjekësore në institucionet shëndetësore publike në Republikën e Shqipërisë.
Kjo shpallje bëhet me qellim krijimin/përditësimin e listës së pritjes sipas Njësive Vendore të Kujdesit Shëndetësor.
Fituesit që janë aktualisht në listëpritje do të vazhdojnë të punësohen sipas radhës deri në daljen e fituesve nga konkurimi i radhës. Kandidatët që do të mbeten në listëpritje do të ripozicionohen sipas pikëve që kanë. Ata gjithashtu mund të futen në konkurim për të ndryshuar pikë e tyre, në fund të konkurimit do ju njihen pikët që do kenë nga proces aktual.
Afati për aplikim është deri me datë 10/02/2021.
Aplikimi do të kryhet në platformën on-line “Infermier për Shqipërinë”. Një kopje të dokumenteve, kandidatët do ta dërgojnë me postë ose dorazi në Drejtorië Rajonale të OSHKSH ku kandidati zgjedh të aplikojë.
Kandidatët mund të aplikojnë vetem në një Drejtori Rajonale, brenda sëcilës mund tëpërzgjedhin deri në tre NJVKSH.
Dokumentet e domosdoshëm për aplikim për profesionistët e shkencave mjekësore teknike:
- Kërkesë për aplikim, ku përcakton dhe NJVKSH për të cilën aplikon
- Curriculum Vitae sipas modelit të përcaktuar në shtojcën nr. 1, bashkëlidhur këtij udhëzimi
- Fotokopje e diplomave dhe lista e notave për çdo diplomë (e detyrueshme)
- Fotokopje e lejes së ushtrimit tëprofesionit (e detyrueshme)
- Fotokopje e librezës së punës (nëse ka)
- Vërtetim për gjendjen gjyqësore (e detyrueshme në momentin e fillimit të detyrës)
- Raporti mjeko-ligjor i tre muajve të fundit (i detyrueshëm në momentin e fillimit të detyrës)
- Deklaratë nga kandidati për autorizimin e institucionit shëndetësor që të shqyrtojë vërtetësinë e dokumenteve të paraqitura (sipas shtojcës nr. 2).
Vlerësimi i kandidatit
Faza I: Vlerësimi i dosjes së kandidatëve konsiston në vlerësimin e arsimimit, të përvojës e të trajnimeve, të lidhura me fushën, deri në 30 pikë.
FazaII: “Testimi i informatizuar”, marrin pjesë kandidatët që kanë kaluar me sukses fazën e parë të vlerësimit me dosje, derinë 70 pikë.
Testimi i informatizuar do të zhvillohet në godinën e Qendrës së Shërbimeve Arsimore (më poshtë QSHA) me adresë: Bulevardi “Zhan D’Ark”, Nr. 23, Tiranë (ish-ATSH).
Ditën e testimit, kandidati duhet të jetë i pajisur me:
- Letërnjoftim (Kartë ID ose Pasaportë, dokumenti origjinal)
- Kopje të Kartës ID ose Pasaportës.
- Faturën me pagesën e tarifës për QSHA-në.
Testimi i Informatizuar përmban pyetje rreth akteve ligjore:
- Kodi Etik-Deontologjik
- Ligji nr.10 107, datë 30.3.2009 “Pë rkujdesin shëndetësor në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar
- Ligji nr.9718, datë 19.4.2007 “Për Urdhërin e Infermierit në Republikën e Shqipërisë”
- Si dhe pyetje bazë rreth profesionit.
Duke filluar nga data 25 shkurt 2021, Drejtoria Qendrore e OSHKSH do të shpallë në portalin “Infermier për Shqipërinë”, listën e kandidatëve qëkualifikohen për vazhdimin e procedurës së testimit me shkrim, si dhe datën, orën e saktë ku do të zhvillohet testimi me shkrim, në bashkëpunim me QSHA.
Adresat e katër Drejtorive Rajonale të Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor ku do të dërgohen dokumentet e aplikimit, jane:
- Drejtoria Rajonale e Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor, Vlorë:
Lagjia 15 Tetori, Rruga Mitaq Sallata, Vlorë
- Drejtoria Rajonale e Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor,Shkodër:
Rruga Bujar Bishanaku, Shkoder
- Drejtoria Rajonale e Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor, Tiranë:
Rruga Qamil Guranjaku, Tirane
- Drejtoria Rajonale e Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor, Elbasan
Lagjia Beqir Dardha, Rruga 28 Nentori, Elbasan